‘Foltorja me rininë’, Berisha: Ju u përballët me egërsinë e shtetit dhe qelitë e burgjeve

Diel, 07 November 2021 12:33

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha po zhvillon ‘Foltoren e rinisë’ ku mijëra të rinj i janë bashkuar në takimin që po zhvillohet tek Akademia e Arteve.

Në këtë takim, Berisha është shoqëruar nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi i cili i është bashkuar liderit historik.

‘Ju falënderoj ju, drejtuesit tuaj për punën e jashtëzakonshme që ju keni bërë, për mundin dhe djersën, guximin që keni treguar për të bërë PD në këto vite një opozitë të vërtetë. Ju anëtarë dhe anëtaret, drejtues të FRPD-së nuk kursyet asgjë në këto vite, u përballët me dhunën dhe terrorin e narkoshtetit, egërsinë e narkopolicisë. Me shëmtinë e qelive të burgjeve dhe komisariateve, për të mbrojtur idealet e PD, për të mbrojtur liritë dhe vlerat e saj, për të mbajtur në këmbë një opozitë e cila duhej tu printe shqiptarëve drejt fitores.

 

 

Për mua, ky takim, foltore është vendimtare në përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD-së, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, në një forcë të sigurtë të fitores dhe ju garantoj se besimin tim e kam plotësisht të bazuar pasi unë e di që jeni vajzat dhe djemtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare.

 

Jam i bindur se jeni vajzat dhe djemtë, të rinjtë dhe të rejat me ëndërrat me të bukura për veten, shoqërinë dhe Shqipërinë. Tek ju, gurra e energjisë është një shatërvan i pandalshëm. Guximi juaj është më i madhi, se i të gjithë të tjerëve, ndaj dhe unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtysë për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Në radhë të parë për PD, që në këto momente ndodhet në një moment kritik. Jam i sigurtë se së bashku do të krijojmë opozitën shqiptare. Njësoj si 30 vite më parë, nënat dhe baballarët tuaj, vëllezërit më të rritur përmbysën diktakturën, ne do të shembim narkoshtetin e bashkuar në krim dhe korrupsion', tha gjate fjales se tij, lideri historik i PD-se, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...