Berisha sfidon Bashën: Hajde këtu në një debat, përballë meje dhe rinisë

Diel, 07 November 2021 12:49

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha po zhvillon ‘Foltoren e rinisë’ ku mijëra të rinj i janë bashkuar në takimin që po zhvillohet tek Akademia e Arteve.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ka sfiduar kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha duke i bërë thirrje që të vijë dhe të përballet me rininë.

‘Pengkryetari ka humbur çdo lloj morali dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës tuaj dhe asaj të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme, primitive.

 

 

Vendi i tij, nëse do të ishte burrë, do të ishte sot para jush, këtu me Belindin, Rigelsin, mua, në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD-së, organizatën e grave. Forumi juaj ka statutin e tij, është i anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, forumi juaj nuk është pronë. Forumi juaj është kompetencë e juaja ekskluzive. Do të jeni juaj që do të zhvilloni procesin zgjedhor, do të jeni ju që do të zgjidhini se si do ti zgjidhi drejtuesit. Kryetari pa partia e ka kapur frika dhe tani është njeriu më i pashpresë.

 

Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet, të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju abc-në e demokracisë, pasi po sillet sikur është shkolluar në Korenë e veriut dhe jo në Hollandë.

Unë kërkoj ndihmën dhe mbështetjen tuaj, ne kemi vetëm një qëllim ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, forumet në PD që kryetari i shkelmon. Të vendosim pavarësinë e FRPD-së dhe Lidhjes së Gruas, që është e vërtetë se janë mbështetës të programit të PD-së, por janë të pavarur’, tha gjatë fjalës së tij lideri historik i PD-së, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...