Berisha: Basha sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut, kyçet në zyrë dhe jep urdhra

Diel, 07 November 2021 12:51

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kreut aktual, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe atë të të rinjve.

Sipas Berishë, Basha ka frikë nga anëtarësia e partisë dhe i mbyllur në zyrë jep urdhra për uzurpimin e FRPD dhe LDG.

‘Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali dhe se fundmi është sulur ndaj organizatës së të rinjve dhe grave, në një hakmarrje primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë duhet të ishte para jush. Duhet të ishte këtu në një debat të hapur.

 

 

Por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave. Forumi ka drejtuesit e tij, statutin e tij. Ai nuk është pronë e askujt, por tërësi e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, askush nuk është kundë proceseve zgjedhore, por ato janë kompetencë ekskluzive e juaja.

 

Do të jeni ju që organizoni procesin zgjedhor dhe zgjidhni drejtuesit. Kryetarin e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia e partisë. Është krejtësisht i pashpresë. Ftojeni në debat, të mos fshihet dhe të mësojë nga ju ABC e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut’,- deklaroi Berisha

Modifikuar më Hënë, 08 November 2021 12:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...