Berisha tub oksigjeni i Ramës? Këlliçi shigjeton Bashës: E vure në lista se të duheshin votat e 'berishistëve'

Hënë, 08 November 2021 21:32

 

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, njëherazi kryetar FRPD, tha në Çim Peka Live në Syri Tv se deklarata e Lulzim Bashës, i cili e quajti Sali Berishën tub oksigjeni i Edi Ramës, është e pabesueshme.

Këlliçi tha se Basha e vuri në listat e 25 prillit Berishën për të marrë votat e mbështetësve të tij, ndërsa pas tre muajsh e akuzon si pengesë për fitoren e PD.

 

"Nëse do të kishte një të interesuar për Kuvendin, në këtë krizë ku jemi sot, duhet të ishte zoti Basha që të rishpikte veten, të vinte me një platformë për drejtimin dhe legjitimitetin e tij në PD pa Sali Berishën në grupin parlamentar. Se këtu ka një problem nëse themi sot se do shkëpusim tubin e oksigjenit, se qenka Berisha që i jepka oksigjen Edi Ramës, që nuk e di se kush mundet ta besojë këtë në Shqipëri, pse Sali Berishën e vure kandidat në 25 prill? Atëherë të duheshin votat që përfaqëson rryma berishiste brenda PD. Tani pas 3 muajsh na del se Sali Berisha është pengesa kryesore për fitoren e PD. Kështu që ka një problem", tha Këlliçi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...