'Foltorja' dhe përjashtimet e Bashës Këlliçi: Do jap dorëheqje nga Forumi! Berisha i vetmi që mund të ndryshojë PD-në

Hënë, 08 November 2021 21:44

 

Deputeti Belind Këlliçi tha në 'Çim Peka Live' në Syri Tv se do të largohet nga kryetar i FRPD pas pak disa ditësh.

Por ai tha se derisa të jetë në drejtimin e Forumit, do të luftojë për pavarësinë e kësaj organizate nga PD në mënyrë që FRPD të mos trajtohet si vasale.

Gjithashtu, Këlliçi tha se iu bashkua 'Foltores' pasi sipas tij Sali Berisha është i vetmi që mund të ndryshojë PD-në.

"Bashës i vetëofrova dorëheqjen time para 1 muaj e gjysmë. Pati një peticion nga forumi për zotin Berisha dhe i kam ofruar dorëheqjen në zyrën e tij. Ka gjykuar se nuk ka qenë momenti dhe nuk ka qenë momenti. Sot aludohet sikur unë po bëj karrierë për të mbajtur karrigen e kryetarit të FRPD. Do ta lë punë ditësh, mos ta kenë merak fare. E kam mbyllur ciklin tim, e njoh institucionin e dorëheqjes në mënyrë të përkryer. Por problemi është se sa kojë unë të jem në krye të FRPD deri në sekondën e fundit do të luftoj për pavarësinë e strukturës së forumit dhe për faktin se ne jemi organizatë partnere dhe jo vasalë. Ne kemi kapacietet tona. Te Foltorja e rinisë është folur kundër kultit të indvidit. Nuk kemi shkuar si 'Berishistë', ne kemi shkuar aty sepse kemi parë Berishën si të vetmin instrument për të bërë një ndryshim në PD. Është e vetmja mënyrë. Ça hapësire ka sot në PD për të shprehur mendimin ndryshe? Ku të lejojnë të flasësh?", u shpreh Këlliçi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...