Berisha siguron pronarët: Do anulojnë ligjin e korporatave! Është ligji i grabitjes së tokave të bregut

Premte, 12 November 2021 18:51

 

Nga Saranda, ish-kryeminstri Sali Berisha ka sulmuar ligjin e miratuar nga Rama për Korporatën e Investimeve, ku u meret toka pronarëve në rastin e një investimi madhor dhe posedohet nga ana e qeverisë.

Berisha ka theksuar se ky do jetë ligji i parë që do të anulohet, pasi është ligji i korporatës së grabitjes së tokave të bregut.

Berisha: Dua të garantoj banorët e Himarës, se ligji i parë që do të anulohet është ligji i korporatës së grabitjes së tokave të bregut. Çfarë është ai ligj. Më vjen një mik, ish-ministër i partisë së gjelbër gjermane dhe më sjell një koncept për bregun. Kisha një parim asnjë nismë të madhe nuk e refuzoja apriori por e ndiqja me shumë përkushtim. Ai premtonte miliarda dhe hap pas hapi i dërgova këshilltarët dhe panë një model mos gaboj në Marsala në Egjipt, të atij sistemi që ishte vendosur. Ky përfundonte në një kooporatë investimesh e cila quhet ‘një mbartëse e një qëllimi të veçantë’ dhe unë kuptova që toka private nuk shtetëzohej por në një formë shtetëzohej, pra defakto i hapej shtegu që shteti ta merte kur të donte. Jo i thashë unë. Nuk mund të ndodhë kjo nga unë. Ky për koicidencë kishte një lidhje më të afërt me Ramën. Kur ikëm ne nga pushteti, erdhi ky. Filluan punënë dhe miratuan ligjin, ligji i korporatës së Investimeve, kërvcënon çdo metër katror tokë të pronarëve të bregdetit shqiptar. Mafje ka gjithandej. Dhe çfarë ndodh, dëgjoj në Himarë, ku një himarjot nga Bostoni po lavdëronte ligjin e Ramës. Më shkoj mendja se do jenë aksioner me të. Pasi bisedova me dy banorë himarjotë, po më thanë, i ka korruptuar dhe tani duan të na mbushin mendjen se është ligj i mirë. Ai ligj do të anulohet i pari. Ajo është se si të shpronësosh pronarin sepse do vijë X do investojë 5 milion dhe shteti do ta posedojë tokën. Këto marin fund. Ne kthejmë tokën dhe pronarin si shtyllë të forcës sonë konservatore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...