Mbyllet 'Foltorja' e Sarandës/ Berisha: I urojmë fitore kombëtares sonte në Londër

Premte, 12 November 2021 18:53

 

Mbyllet 'Foltorja' e Sarandës ku ish-kryeministri Sali Berisha takoi demokratët dhe simpatizantët e tij në një atmosferë mjaft entuziaste.

"Le t'i urojmë kombëtares tonë sot, fitore në Londër", ishte mesazhi i Berishës në fund, duke iu referuar ndeshjes eliminatore për Botërorin 2022, mes Shqipërisë dhe Anglisë mbrëmjen e sotme në Wembly.
'Foltorja' e Sarandës vjen dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4200 firma në PD, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha deklaroi nga Saranda se 'Foltorja' ngjalli shpresën e demokratëve dhe me frymën e ngritur tashmë Shqipëria do të ketë një opozitë të fortë dhe shumë shpejt do të vijë në pushtet.

Berisha i ktheu përgjigje edhe Lulzim Bashës për 4200 firmat duke i kujtuar edhe njëherë tjetër se ato nuk do të bëhen publike për të mbrojtur të dhënat private, por mund t'i shohë kushdo në zyrën e Edi Palokës, por nuk do të prekë asnjë prej tyre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...