Çim Peka i përgjigjet Bashës: Në 2011 fitove prej Sali Berishës, more më pak vota se koalicioni

Premte, 12 November 2021 19:30

 

Drejtori i Syri Tv, Çim Peka iu përgjigj deklaratave të Lulzim Bashës i cili u shpreh më herët se në 2011 fitoi përballë Edi Ramës për shkak se la Sali Berishën jashtë fushatës në Tiranë.

Në studion e 'Ora 19:00' në Syri Tv me Juli Krisafin, Peka u shpreh se ishte Berisha ai që nuk e la Bashën të largohej nga rruga drejt Bashkisë, duke i garantuar se do të numërohej çdo votë.

 

Gjithashtu, Peka kujton se ishte koalicioni i madh i ndërtuar nga Sali Berisha, me LSI-në pjesë, por që e ndihmoi edhe Hysni Milloshi me 1500 votat e tij, që bënë Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës.

 

Juli Krisafi: Zoti Basha ka dhënë sot një intervistë dhe ka thënë se çelësi i fitores së tij në 2011, ka qenë përjashtiim i Berishës nga kjo fushatë elektorale. Keni një koment?
Çim Peka: Zoti Basha po të ketë minimumin e sinqeritetit të dalë dhe ta përgenjështrojë. Gjë që nuk e bën. Gjatë numërimit të votave në kutitë e gabuara, Basha donte të largohej nga rruga drejt kreut të Bashkisë, por ka qenë këmbëngulja e Sali Berishës që ai të priste rezultatin, pasi votat do të numëroheshin deri te vota e fundit. Pra, edhe këtë mandat, e ka prej Sali Berishës. Lidhur me deklaratën e tij, se fitova i vetëm përballë Edi Ramës, pa Sali Berishën në fushatë, gënjen. Basha nuk ka qenë vetëm, por ishte koalicioni më i madh ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale, por edhe politike. Ka qenë në koalicion me LSI për herë të parë dhe të fundit. Por ka qenë de facto në koalicion me Hysni Milloshin i cili as më pak dhe as më shumë i mori 1500 vota Edi Ramës. Të cilat mjaftonin për ta mundur disa herë Bashën. LSI mori 23 mijë vota. Bënin diferencën që Olldashi kishte me Ramën në 2007, kur LSI ishte me Ramën. Pra diferencën nuk e bënin votat e Bashës, por ato të LSI. Lulzim Basha është i vetmi kandidat që ka marrë më pak vota se koalicioni në 2011. Ndërkohë një kandidat apolitik, një figurë e nderuar, pa asnjë ditë fushatë, i njoftuar vetëm javën e fundit të fushatës, Halim Kosova ka marrë më shumë vota se koalicioni në 2015. Një kandidat që ka marrë më pak se koalicioni nuk mund të mburret dhe të konsiderohet fitues, se sa një kandidat që merr më shumë vota se koalicioni. Basha nuk ka patur as suksesin e Halim Kosovës në Tiranë, ndërkohë që Basha kishte dy vite që ishte bërë gati për këtë garë dhe punonte e gjithë qeveria për të. Ndërsa Kosovës iu dha një javë para caktimit të kandidatëve se do të ishte kandidat për Tiranën. Pra, nuk ka fituar ai, por ka fituar koalicioni. Çfarë duhet të nxjerrim nga kjo? Në të vetmin rast që e djathta në Tiranë bëri koalicion të madh u mund zoti Rama. Dhe Basha në vend që të merrte shembull dhe ta kishte formulë fitoreje formën si fitoi përballë Ramës, çfarë bëri Basha kur mori drejtimin e PD? Zhduku koalicionet. Njeriu që mori më pak vota se koalicioni dhe që kuptoi se vetëm me koalicion mundet Edi Rama, ra dakord me Ramën të zhdukte koalicione. Pra, ra dakord që të zhdukte formulën që mund ta nxirrte atë fitues

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...