Vokshi: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve! Basha të mos fshihet pas amerikanëve

Premte, 12 November 2021 19:20

 

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se kriza e brendshme në PD, erdhi si pasojë e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në shkelje të statutit përjashtoi liderin historik, Sali Berisha.

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV me Denis Mingën, ajo theksoi se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA.

 

“Basha ka thënë se vendimi ka qenë personal i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon".

 

"Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi prezent. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarët, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë”, theksoi Vokshi.

 

Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë dakord për djegien e mandateve.

“Unë di që në Grupin Parlamentar, Sali Berisha ka qenë i vetmi që nuk ishte dakord 100% për djegien e mandateve. Ai tha se para këtij hapi ka aksione të tjera me protesta të pandalshme e të tjera. Pra unë nuk e besoj që ka qenë zoti Berisha pas këtyre vendimeve”, tha ajo.

Vokshi tha se në çdo ‘Foltore’ Sali Berisha e cilëson 25 Prillin si masakër elektorale, ndërkohë që Basha hesht.

“Zoti Berisha është i qartë në këtë pjesë, ka qenë masakër elektorale sepse nuk u ndëshkuan ata që u përfshinë në krimet elektorale. Janë arrestuar disa komisionerë, që janë të fundit fare në listën e fajtorëve. Çdo ditë e më shumë djegia e mandateve ka rezultuar se dalja nga institucionet ishte e gabuar sepse nuk funksionon. Do të funksionte nëse do të kishte rregulla loje, por Edi Rama nuk i ndjek ato” – tha Albana Vokshi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...