Berisha:Sot ditelindja e re e Gjuhes Shqipe: 113 vjetori i alfabetit te saj!

Diel, 14 November 2021 13:50

Sot ditelindja e re e Gjuhes Shqipe: 113 vjetori i alfabetit te saj!

Miq, më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi beri gjuhen me alfabetin e shkronjave te saj native, alfabetin e vokacionit perendimor te kombit tone.

Gjuha shqipe mori nje goditje te rende me Kongresin e Drejtshkrimit te nentorit te vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisise te Elbasanit, dhe ne nje akt urrejtje patologjike krahinore dhe fetare te diktatorit Hoxha ai duke keqperdorur rregullat e drejteshkrimit si gershere politike arkivoi apo varrosi me rregullat qe imponoi kunder dialektit te gegnishtes dhe gjuhes se liturgjise, veprat e pavdekshme te kolloseve te medhenj rilindas dhe te tjere te kombit shqiptar.

Keshtu, sot, nxenesve ju duken si aljene Buzuku, Bogdani, Marin Barleti, De Rada, Dara, Fishta, Mjeda Filip Shiroka, Vaso Pasha, Migjeni, Ndoc Nikaj, Martin Camaj si dhe dhjetra shkrimtar dhe poete te medhenj te Kosoves.

Arbitrariteti i Kongresit hoxhist te drejteshkrimit duhet korrigjuar sa me pare, ne menyre qe gjuha te zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata ne gjenerate, dhe te qendroje si garante e madheshtise origjinale te veprave te pavdekshme te krijuara ne shekuj nga shkrimtaret, poetet, lavertaret e saj.

Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur qe 113 me pare bene gjuhen tone te bukur me germat e arta te saj! sb

Në foto komisioni bërthamë i Kongresit: 1) Gjergj Fishta, 2) Mid'hat Frashëri, 3) Luigj Gurakuqi, 4) Gjergj Qiriazi, 5) Dom Ndre Mjeda, 6) Grigor Cilka, 7) Dhimitër Buda, 😎 Shahin Kolonja, 9) Sotir Peçi, 10) Bajo Topulli, dhe 11) Nyz'het Vrioni.
Foto nga Kel Marubi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...