Apeli i Ipeshkvijve të Shqipërisë, reagon Meta: Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë

Diel, 14 November 2021 16:05

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së fortë të Ipeshkvijve të Kishës Katolike Shqiptare drejtuar qeverisë për të marrë masa konkrete për më të varfrit, më të pamundurit në kushtet kur në vend janë rritur ndjeshëm çmimet dhe pritet rritje tjetër e tyre.

Presidenti Meta deklaron se e mbështet plotësisht mesazhin e tyre ndërgjegjësues dhe thekson se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë dhe ndalon shpopullimin.

 

E mbështes plotësisht mesazhin ndërgjegjësues dhe aktual drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore në vend nga Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare, misionarëve të Zotit, që çdo ditë janë pranë të varfërve, të pamundurve dhe të mënjanuarve duke bërë çmos për t’ju garantuar mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor, për t’ju dhënë zë kauzave të tyre, nxitur solidaritetin, administrimin dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave të përbashkëta.

Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit!”, deklaron Presidenti Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...