Basha vlerësoi Kosovën për zgjedhjet/ Nishani: Si mundet të flasë ky njeri për vlera demokracie?!

Hënë, 15 November 2021 10:11

 

Vlerësimi i lartë që Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve si "një leksion demokracie", është komentuar ashpër nga Bujar Nishani, ish-President dhe ish-Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.

"Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie”! - ironizoi Nishani në shënimin e tij dhe shtoi: "Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu?! Si mundet të flasë për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik?!

Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës. Imagjinoni se çfarë do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për tetë vite rrjesht!

Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë. Eshtë çështje pengu! Të ringremë PD, për të mbrojtur kombin!" është thirrja me të cilën e ka mbyllur reagimin e tij, Nishani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...