Kreu i PD në Fushë-Krujë i bashkohet Foltores: Berisha, lideri historik

Hënë, 15 November 2021 11:35

 

Kryetari i Partisë Demokratike, dega e Fushë-Krujës, Agron Loka, reagoi pas njoftimit se nesër do të mbahet Foltorja e Sali Berishës në këtë qytet. Ai shprehet se do i bashkohet këtij takimi, duke ftuar edhe qytetarët.

“Themeluesi dhe lideri historik i PD, Sali Berisha do të jetë nesër në qytetin e Fushë-Krujës.

 

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj si Kryetar i Degës, se PD e Fushë-Krujës është e bashkuar për t’i rezervuar pritjen që meriton liderit historik të PD, Sali Berisha. Mikpritja për miqtë është tradita dhe amaneti që ne trashëgojmë nga paraardhësit tanë.

Ftoj qytetarët të bashkohemi në këtë takim dhe bashkëbisedim historik për fatet e PD.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e kinemasë ora 17:00,” shkruan ai.

Loka ka postuar edhe foto nga vizita e ish-presidentit amerikan, George Bush në Shqipëri, gjatë së cilës ai vizitoi edhe Fushë-Krujën

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...