Berisha: Rama dhe peng-Basha duan t’i fusin tanket pluralizmit

Hënë, 15 November 2021 19:11

 

Në konferencën urgjente për shtyp, lideri historik demokrat Sali Berisha tha se kjo situatë është e ngjashme me fillimin e viteve ’90, kur komunistët bënin përpjekje për të shkatërruar iniciativat për pluralizmin.

“Unë dola para jush sepse Edvin Kristaq Rama, njëlloj si dajë Koleka e tij në vitin 1991, më 11 dhjetor propozonte që t’i futeshin tanke pluralizmit, edhe ky pasardhës besnik i tij, me peng-Bashën, përpiqet që të minojë përpjekjen madhore të shqiptarëve, revolucionin paqësor.

 

E them këtë sepse sot, pasi prej disa ditësh u dorëzuan në selinë e PDm 4200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD, të cilët konstatojnë dhe ndjejnë se në Shqipëri, PD është shndërruar në një fasadë të pushtetit, 4200 guximtarë dhe guximtare u ngritën mbi të gjitha format banale, të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmosën për rivendosjen e pluralizmit, për çmontimin e narkoshtetit, firmosën për një të ardhme për shqiptarët në vendin e tyre.

 

Një sjellje e tillë më rikujton mua qëndrimet e Pallateve të Kuqe në dhjetor ndaj studentëve. Përpjekjet e tyre për të dështuar atë lëvizje të bekuar, që i dha fund epokës së monizmit në Shqipëri. Përpjekje të tilla për të bllokuar vullkanin apo këtë lëvizje-vullkan, janë sa qesharake, aq edhe të turpshme,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...