Berisha : 11 dhjetori do ndaje historine

Hënë, 15 November 2021 19:15

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 11 dhjetor.

“Peng-kryetari ka mbledhur kryesinë false të kësaj partie, e cila në masën 60 përqind të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë, jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar, dhe njofton datën që i jep Edi Rama pengut të tij, 28 dhjetorin.

 

Nuk do ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e delegatëve. Kuvendi i PD do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre. Ai nuk do të mblidhet sipas rendit të ditës së peng-kryetarit, por sipas rendit të ditës të firmosur në formularin e tyre.

 

Ta harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor në Shqipëri. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të. Ndaj i them Edi Ramës hiq dorë. Idealet e demokratëve nuk mund t’i mposhtë askush.

 

Peng-kryetarit i them se me 11 dhjetor, je i ftuar të vish në Kuvendin e PD. Këtë nuk e thërret përfaqësia, por e thërret anëtarësia. Përfaqësia donte me çdo kusht ta bllokonte, ndaj e thirri anëtarësia. E njoftoj peng-Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit, i cili do e vazhdojë punën deri me rivendosjen e plotë të pluralizmit në Shqipëri.

Pengmarrësi dhe pengu duan të vjedhin agjendën e Kuvendit. U them i vini gishtin në kokë se ata që kanë vënë firmën aty, nuk do pranojnë që njeri në botë t’u ndryshojë edhe një germë nga agjenda që kanë përcaktuar,” tha Berisha

Modifikuar më Hënë, 15 November 2021 19:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...