Grida Duma: Nëse ka ardhur koha, le të shkatërrohet PD-ja

Hënë, 15 November 2021 23:39

 

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka deklaruar sot në Kryesinë e partisë se Partia Demokratike mund edhe të shkatërrohet.

Mbledhja është shoqëruar me debate të forta mes disa anëtarëve dhe kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Në një moment, zëvendësja e Lulzim Bashës është shprehur:

"Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet. Le të shkatërrohet".

Deklarata e Grida Dumës ka shkaktuar habi, por ajo ka vijuar më tej me fjalën e saj:

"Po propozoni sot datën 18 për Kuvendin, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur çdo populli, bën partia është bërë çdo partia bën populli.

A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës. Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqje, nuk kthehem kurrë.
A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike.

Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit!

Ky Kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjesë hipokrite me problemet tona.

Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë.

Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet.

Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara, çfarë është meritokracia. Pas 30 vjetësh diskutohet sërish që zgjidhja qenka po një njeri.

Kulti i individit duhet të bjerë e të nisë gongu i garës. Kjo është mision për ty Kryetar. Bëje këtë parti një parti të të ardhmes", është shprehur Grida Duma.

Gjatë gjithë diskutimit të saj, Grida Duma ka qenë në mbështetje të Lulzim Bashës dhe kundër liderit historik të PD, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...