Berisha: Rendin e ditës të Kuvendit nuk e ndryshon dot askush

Hënë, 15 November 2021 19:32

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, i dërgoi disa herë mesazh kryeministrit Edi Rama nga konferenca për shtyp.

“Ne po ndjekim me rigorozitet ligjet ekzistuese. I them Edi Ramës hiq dorë se do të hysh në histori si daja yt, që kërkonte të bllokonte pluralizmin me tanke. Mos u shërbe me pengje e stërpengje, idealet e demokratëve nuk mund t’i mposhtë askush. Kurse peng-kryetarit nuk kam më një mesazh të veçantë sepse ai komandohet nga pengmarrësi, por i them me 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD.

 

Peng-kryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja, jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori deri më sot, i ndryrë brenda katër mureve. Nuk takon dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti, sepse nuk është kollaj që këta të fundit t’i japin dorën një të pabesi. Po të mos ishte foltorja, ai do preferonte të rrinte 80 vjet në opozitë,” tha Berisha.

 

Ai deklaroi disa herë, se rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor nuk mund ta ndryshojë askush.

 

“Ka një 11 dhjetor që do ndajë historinë, me të gjitha ndryshimet e nevojshme, do rikthejë lirinë dhe të drejtat e përjashtuara në radhët e PD. Unë ju them se peng-Basha me ndryshimet e paimagjinueshme statusore që i ka lejuar vetes, ka rikthyer format më totalitare në PD”.

“E pranoj plotësisht propozimin e Palokës. Po a e di si i duken ato? Është tmerruar. Futja e formularëve në seli e ka shfazuar komplet. Askush nuk mund të lëvizë as një germë të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia. Ky proces dëshmoi se sa shumë ishin larguar nga baza. Ndaj edhe revolucioni paqësor do u japë secilit vendin e tij”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...