“Nëse nuk do të ndodhte Foltorja, PD do kishte vdekur”/ Bushati: Populli mezi e ka pritur

Hënë, 15 November 2021 23:45

 

“Nëse nuk do të ndodhte Foltorja, PD do kishte vdekur”. Kështu është shprehur ish anëtarja e Kryesisë së PD Endlira Bushati.

Në një intervistë për Syri Tv, Bushati thekson se qytetarët mezi e kanë pritur këtë lëvizje të ish kryeministrit dhe sipas saj kjo gjë ndodh sepse qeveria është e korruptuar dhe opozita po ashtu është e shkatërruar.

“Nëse nuk do të ndodhte Foltorja, opozitarizmi do të kishte vdekur. Berisha e ka mbështetur gjithmonë dhe Basha ka fituar nga kjo. Nëse Berisha nuk do të kishte berë Foltoren, do gjykohej rëndë nga populli, që PD po e lë në dorë të një të korruptuari dhe të paafti.

 

Populli mezi e ka pritur Sali Berishën. Foltorja ka ngjallur shpresa jo vetëm të demokratëve, por edhe të socialistëve. Kjo ndodh, sepse nuk ka alternativë tjetër, se ka qeveri të korruptuar dhe opozitë që po ashtu është e shkatërruar. Sot jemi të gjithë të ekspozuar ndaj një personi, që ka keqqeverisur vendin.

Unë besoj se zgjidhja do jetë demokratike, e gjithçka do finalizohet më 11 dhjetor. Basha do braktiset edhe nga bashkëpunëtorët më të afërt deri më 11 dhjetor. Në thelb, Foltorja është vetë esenca e demokracisë. Ata që i bashkohen Foltores, e dinë se PD nuk duhet të vdesë, sepse mban aspiratat e një kombi të tërë që do pluralizmin shqiptar”, deklaroi Endira Bushati./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...