‘Mbledhja e Kuvendit nga Basha’/ Topalli: Vendime nul! Demokratët janë te ‘Foltorja’

Tuesday, 16 November 2021 08:30

 

Ish Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka quajtur nul propozimin e Lulzim Bashës, i cili kërkoi që Kuvendi Kombëtar i PD të mbahet në 18 dhjetor.

‘Kur Kuvendi thirret nga anëtarësia dhe depozitohen firmat e thirrjes së Kuvendit sipas statutit, ezaurohet çdo thirrje tjetër për Kuvend’, shkruan Topalli në Facebook.

Gjithashtu Topalli shkruan se vendimet e dala nga Kryesia janë nul, duke theksuar se Kuvendi si organi më i lartë i partisë mbahet në momentin që janë mbledhur firmat e nevojshme nga antarësia.

 

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

 

Lulzimi sot na kujtoi rrenen se do kete zgjedhje lokale me 13 Tetor 2019 meqe ai bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 Qershorit te 2019!

Kur Kuvendi thirret nga anetaresia dhe depozitohen firmat e thirrjes se Kuvendit sipas statutit , ezaurohet cdo thirrje tjeter per Kuvend.

Njelloj si per zgjedhjet politike. Kur zgjedhjet parlamentare apo lokale thirren sipas Kushtetutes askush nuk mund t’i shtyje ata e te ndryshoje nismetaret.

E provoi ne zgjedhjet lokale, kur Lulezimi bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019.

Njelloj si sot, ai i tha demokrateve se kishin fituar dhe se zgjedhjet do behen me 13 Tetor

2019.

Por sot nuk e beson me kush. Pasi ka humbur 5 here ne cdo zgjedhje ai eshte vetem. Demokratet jane tek Foltorja.

Koha vertetoi se Lulzimi genjeu. Me 13 Tetor nuk ndodhi asgje. Nuk pati zgjedhje.

Komisioni i Venecias njohi zgjedhjet e 30 Qershorit ku Lulzimi nuk mori pjese, dhe hodhi poshte 13 Tetorin si te paligjshem.

Njelloj eshte me Kuvendin Kombetar.

Luli e Bojkotoi anetaresine e demokrateve ,sic bojkotoi me 30 qershor zgjedhjet lokale.

Por anetaresia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa lulzimin.

Dhe Kuvendi sipas vullnetit te shumices se delegateve do mblidhet me 11 Dhjetor.

Cdo spekullim tjeter eshte si rrena e Lulzimit se do kete zgjedhje lokale ale me 13 tetor

2 )Kur thirret Kuvendi , Kryesia nuk ka me as kompetenca as tager. Cdo mbledhje e saj eshte ilegjitime.

Cdo vendim i saj eshte nul

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...