Genc Pollo/Në mbrojtje të standartit 2005

Tuesday, 16 November 2021 08:32

Në mbrojtje të standartit 2005

Evitimi i rrugës gjyqësore (padi civile e kallzim penal) kur gazetarët e mediat botojnë lajme të pavërteta e shpifëse ndaj një ofiqari publik ka qenë një standart i vendosur nga qeveria Berisha 2005-2013 (po e quaj shkurt "standarti 2005"). Këtij standarti i është përmbajtur më pas edhe PD në opozitë. Deri dje! Po lexoj se kryetari e sekretari i përgjithshëm i partisë kanë depozituar në 14 nëntor padi e kallzim kundër dy mediave. Këto të fundit me linjë editoriale të afërt me opozitën.

Nuk është çështja ime të kem një opinion nëse lajmet që u bënë shkak për këto dy reagime janë të vërteta apo të rreme.

Por dy fjalë mbi standartin 2005: në një demokraci post komuniste si Shqipëria shfaqen dy simptoma problematike.
Së pari mediat shpesh janë objekt i kapjes nga politikanë e biznesmenë dhe si pasojë gazetarët e redaktorët e tyre bien në trysni për të shkelur profesionalizmin dhe etikën e zanatit.
Së dyti ofiqarët publikë shpesh nuk janë llogaridhënës e transparentë për çështje të tyre që lidhen me ofiqin e interesin publik.

Në këto rrethana standarti 2005 është rruga e drejtë dhe e duhur. E dimë që për motive të imagjinueshme disa media jo rrallë raportojnë gënjeshtra e pasaktësira. Kështu ka qenë më parë; kështu është aktualisht në epokën e rrjeteve sociale e me gjasë kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Por ndërkohë që çdo person privat ka të drejtën e mundësinë për të gjetur shpagim në gjykatë, ofiqari ka avantazhin e detyrimin e një gjyqi tjetër: gjyqin e opinionit publik. Të tëra shpifjet e pretendimet e rreme ai mund t'i mohojë në parim dhe mund t'i çmontojë në detaje me prova e fakte. Duke detyruar edhe median e lajmit të kontestuar të botojë përgënjeshtrimin. E kur kjo e fundit refuzon atëhere na rroftë fejsbuku. E prej tij e marrin dhe publikojnë plot media të tjera.

Standarti 2005 fatkeqsisht u braktis në v.2013 nga qeveria Rama. Për më tepër kjo qeveri aprovoi edhe një ligj antifjalë, i cili hasi në kundërshtim të fortë vendor e ndërkombëtar; madje u bë një nga pengesat në udhën drejt Bashkimit Europian.

Në këto rrethana veprimet e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike janë të gabuara, si dhe të dëmshme për interesin publik e për vetë opozitën. Prandaj apeloj të tërheqin cdo padi apo kallzim dhe, nëse preferojnë, të japin versionin e tyre në arenën e opinionit publik.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
15 nëntor 2021

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...