Bumçi: PD po vdiste pa zhurmë po të mos ishte Foltorja e Berishës

E mërkurë, 17 November 2021 09:57

 

Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë së PD, komentoi mëngjesin e së mërkurës në Dita Jonë zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Berisha ka bërë thirrje për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 11 dhjetor, ndërsa Basha një javë më vonë.

Këto dy data të ndryshme, Bumçi i quajti si dy probleme.

 

“Ky Kuvend është thirrur nga kryetarët e PD në të gjithë Shqipërinë, janë zgjedhur 3 vite më parë. Tani, imagjinoni të jenë këta kryetarë të PD dhe keni firmosur për thirrjen e këtij Kuvendi me një rend dite. Vjen kryetari dhe nuk ju konsideron, ju nuk ekzistoni. Ky njeri është kthyer në parti presidenciale, nuk njeh askënd. Askush nuk e dinte që do të ishte ky reagim. Datën 11 e kanë caktuar ata që mbështetën Berishën. Paloka bëri një propozim që të uleshin të shikonin formularët dhe në këtë takim mund të gjendej një emërues i përbashkët për shumë gjera. Unë nuk e prisja këtë reagim të Bashës. Ai ka humbur në një garë të trukuar, por pas 8 vitesh, kur ne e kemi mbështetur, nga protesta në marrëveshje, çfarë ka më për t’i dhënë votuesve Lulzim Basha? Pse nuk hap rrugë?”, tha Bumçi.

 

Më tej, Aldo Bumçi theksoi se Partia Demokratike po vdiste ngadalë nën drejtimin e Bashës dhe “Foltorja” e Berishës ishte e domosdoshme në këtë situatë.

 

“PD do të ishte drejt një shuarje si një i moshuar që vdes pa zhurmë nëse Berisha nuk do të kishte kryer këtë lëvizje. Nuk është një çështje personale Basha-Berisha. Berisha është një figurë tranzitore dhe nëse nuk do të ishim ngritur sot, partia do të kishte vdekur me Bashë. Berisha, i pazëvendësueshëm në këtë periudhë tranzitore. Pas 2 vitesh, kur të vijnë zgjedhjet do të ketë shumë kandidatura për kryeministër”, tha Bumçi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...