Një sqarim për opinionin dhe një këshille profesionale për gazetarët e Fix-it

E mërkurë, 17 November 2021 10:11

 

Nga Edi Paloka - 17/11/2021

Mbrëmë Fiks Fare paska transmetuar diçka lidhur me plotësimin e një prej formularëve ku kërkohet mbledhja e Kuvendit të PD me 11 dhjetor! Gazetarja e Fiks-it paska përfituar nga Foltorja e Sarandës dhe ka arritur të sigurojë dhe të plotësojë një prej formularëve.

Unë vetë nuk e kam ndjekur emisionin se kam disa vite nuk e shoh fare as Top-Ch e as mediat e tjera në shërbim të Ramës thjeshtë për ekonomi kohe, por e lexova rastin nëpër portale.

Ajo që duket “interesante” këto kohë, është se të gjitha mediat në shërbim të Ramës dhe të ashtuquajturit analistë që dihet se paguhen nga Rama, papritur janë vënë të gjithë në mbrojtje të kryetarit të PD!!! Sidoqoftë kjo është çeshtje e tyre!

 

Po pavarësisht kësaj, të përqendrohem tek rasti.

Si fillim një këshille profesionale për gazetarët e Fiksit, meqenese dikur kam bërë dhe gazetarin investigativ. Do duhej ti shkonit deri në fund këtij që ju e quani investigim. Në se pasi plotësoi formularin, gazetarja do vinte tek unë dhe siç kanë bërë gazetarë të tjerë , të kërkonte të shihte formularët. Të kërkonte specifikisht ato të Sarandës. Nëse midis tyre do të gjente formularin e plotesuar nga ajo vetë, ateherë ky do ishte vertetë një “investigim” i çuar deri në fund dhe i suksesshëm.

Unë besoj që kjo nuk ka ndodhur jo sepse gazetarja nuk e ka menduar po sepse qëllimi nuk ka qenë investigimi i se vertetës por manipulimi i opinionit.

Tani një sqarim për ata që janë të interesuar.

Përpara se unë të pranoja të merrja në dorëzim dhe nën përgjegjësinë time, 4200 formularet nga perfaqësuesit e firmëtarëve, pata një takim të gjatë me ta kundër të tjera kërkova informacion dhe për mënyrën se si ishte proceduar me plotësimin e formularëve. Po ashtu bëra një kontroll vertikal të formularëve.

U sqarova me atë rast se formularët janë administruar në fazën e plotësimit të tyre, prej drejtuesve të PD në degë, duke filluar nga kryetarë, nënkryetarë e sekretarë degësh, deri tek drejtuesit e grup seksioneve. Këta, të pajisur me listën e delegatëve të degës së tyre, pas mbledhjes së formulareve kanë bërë dhe seleksionimet paraprake në degë, duke administruar vetëm formularët e delegatëve dhe jo edhe të anëtarëve të thjeshtë, që mund të kenë plotësuar formularë nga dëshira për të shprehur vullnetin e tyre e mbase pa dijeni që formularët vlejnë vetëm për delegatët.

Pas kesaj faze të parë, formularët e degëve, janë dorëzuar tek një grup pune të ngritur në Tiranë nga përfaqësuesit e firmëtarëve. Ky grup pune ka bërë jo vetëm një verifikim të dyte të faktit në se firmetarët janë apo jo delegatë, por ka seleksionuar dhe formularë të plotësuar në mënyrë jo të rregullt edhe kur firmetari ka qenë delegat. Në këto raste është rikthyer formulari për tu plotesuar në mënyrë korrekte.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë (pra përpara këtij “investigimit” të Fiksit) unë e kam deklaruar pikërisht këtë fakt, që firmëtarët kanë mbledhur rreth 5 mijë formulare, po këto janë verifikuar dhe seleksionuar paraprakisht dhe kanë konkluduar me ata 4200 formularë delegatësh.

Në ditën që unë ftova gazetarët në zyrën time për verifikim, (pasi drejtues të PD u shprehën që formularët nuk ekzistonin) ju kam deklaruar dhe paraqitur, perveç 4200 formularëve që u depozituan në zyrën time me datën 10 nëntor edhe një dosje tjetër blu, ku janë formulare të ardhur pas kësaj date. Të gjithë formularet e ardhur e që vazhdojne të vijnë pas datës 10, po i administroj në dosje të veçantë pra, megjithëse dhe për ato kam kërkuar që të ndjekin të njëjtën rrugë seleksionimi.

Sa për konkretizim; jo më larg se dje, një nga deputetët më solli disa formulare të tjerë. Megjithese deputeti , ka qenë dhe drejtuesi i degës deri pak kohe më parë dhe më konfirmoi qe i njeh dhe ka verifikuar përsonalisht firmëtarët, une i kërkova që fillimisht ti kaloje tek grupi i punës dhe ata të mi dergojnë mua si në rastet e tjera.

Të gjitha këto kërkesa dhe verifikime nga unë janë bërë sepse mora përsipër përgjegjësinë e depozitimit të formularëve duke e ditur që do të kishte debate, do hidheshin dyshime të qëllimta dhe do bëhej kjo lojë që po bëhet për delegjitimimin e tyre.

Edhe një herë unë ju bej thirrje palëve, (po kryesisht palës që ka shprehur dyshimet ) në se duan, le të caktojnë përfaqesues dhe të bëjnë verifikimin një për një të formularëve dhe të delegatëve që i kanë plotësuar. Ne se nuk kanë vullnetin ta bëjnë këtë, atëherë me 11 dhjetor , siç e kërkon procedura, komisioni i mandateve të Kuvendit, do ta bëjë dhe këtë proces transparent për të gjithë. Vullneti i shumicës së demokratëve as nuk mund të injorohet e ca me tepër të denigrohet nga ata që duhet të perulen të parët përpara tij!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...