Marrëveshja Rama-Basha/ Berisha: Me krimin nuk ka kompromis!

E mërkurë, 17 November 2021 13:19

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, foli nga Foltorja e Fushë-Krujes dje për marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Për ironi, teksa Berisha fliste, nga salla e Kuvendit, Edi Rama deklaronte se gjatë atyre orëve të marrëveshjes, ai kishte bërë gallatë kaq shumë me Lulzim Bashën, sa ky i fundit i ishte lutur që të mos qeshte kur të dilnin para kamerave

 

Ndërkohë Berisha tha se nëse ka diçka për të cilën ai e ka penguar Bashën, ajo ka qenë marrëveshja për bashkëqeverisje me Edi Ramën.

 

“Opozita dështoi në çdo aksion, jo për fajin tuaj sepse ju sakrifikuat si asnjëherë tjetër, por sakrifikuat për shkak të një kryetari që mendonte krejtësisht për vete, për interesat e tij, dhe mendonte në mënyrë absolute se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse është një vendim që e ka penguar Sali Berisha, u garantoj se është vetëm ky vendim. E kam bërë këtë me ndërgjegjen më të thellë se një aleancë me krimin dhe korrupsionin do ishte dita më e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” theksoi Berisha.

Ndërkohë sot Berisha postoi një mesazh në lidhje me këtë çështje, ku thuhet: “Me krimin s’ka kompromis. Forcat politike nuk bëjnë kurrë kompromis me krimin!”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...