Kërcënon Basha: Kush merr pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit do përjashtohet nga PD, përfshirë dhe Sali Berishën

E mërkurë, 17 November 2021 17:20

 

Kryetari aktual i PD, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në mbledhjen me kryetarët e degëve sot në selinë blu.

Basha është shprehur se në 11 dhjetor do të ketë miting nga Sali Bërisha dhe jo mbledhje të Kuvendit Kombëtar.

 

Ai ka paralajmëruar se kushdo që merr pjesë në Kuvendin e datës 11 do të përballet me sanksionet e statutit, duke kërcënuar kështu me përjashtim nga PD edhe të liderit historik Sali Berisha.

 

“Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatoj statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”- u shpreh Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...