Vijon prej 3 orësh mbledhja në PD/ Kryetarët e degëve akuza Bashës për shkelje të statutit

E mërkurë, 17 November 2021 20:45

 

Vijon prej tre orësh mbledhja e Lulzim Bashës me kolegjin e kryetarëve.

Burime për Syri.net nga brenda mbledhjes bëjnë të ditur se Basha është akuzuar nga kryetarët e degëve për shkelje të statutit.

 

Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan:

 

Pjetërnikaj: I pari që keni shkelur statutin jeni ju. Ju nuk keni pyetur asnjë forum për vendimet. Ju keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë.

 

Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju jemi zgjedhur.

Agron Loka, kryetar i PD Fushë Krujë:

Loka: Do të respektoj verdiktin e delegatëve. Kam firosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Fetah Hasani Dega 1 Tiranë:

Hasani: Mbi 80 % kanë firmosur nga Dega 1. Ne jemi zgjedhur nga antarët e kuvendit dhe duhet të jemi me ato. Është përçarë PD. Dr. Berisha ka bërë thirrje dhe e gjithë antarsia do shkojë.​

Edhe nga drejtuesit e tjerë të degëve të PD në rrethe janë ngritur shqetësime lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike, në një kohë kur shumica e delegatëve ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, ndërsa Lulzim Basha do ta mbledhë në datën 18 dhjetor.

Kryetarët kanë deklaruar gjithashtu se kryesitë e degëve lokale të PD janë në 'Foltore' dhe kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...