Basha, Kapiteni, Lundërtari dhe...kartat e bixhozit

E Enjte, 18 November 2021 09:02

 

Nga Edmond Spaho

Marrëzia e madhështisë. Do përjashtojë gjithë anëtarësinë e PD.

 

Po e bëre këtë do ngelesh vetëm me Gazin o çun. Leri kërcënimet se nuk na tremb. Shumë kërcënime ke bërë, por të gjitha i le në rrugë. E kërcënove Ramen 8 vjet por vetëm humbe.

 

E mjera PD ku ka katandisur me ty. Të morëm për As por na dole...si ai marinari te Udhëtimet e Guliverit të Jonatan Swift.

 

Një anije po përgatitej për një lundrim të vështirë e të gjatë në oqean.

Kapiteni i anijes para se të nisej e furnizoi atë me ushqime, ujë, qymyr, ilaçe dhe barot si dhe e plotësoi me ekuipazh.

I mungonte vetëm një person, më i rëndësishmi, Lundërtari, ai që do udhëhiqte anijen nëpërmjet hartave në kohë të vështira e stuhi.

Për të gjetur mjeshtrin e hartave, kapiteni doli nëpër mejhanet e portit.

Diku i zunë sytë një marinar që po rrëkëllente ca gota. Ju afrua dhe e pyeti: A merr vesh nga hartat zotëri?

Pasi i hodhi një vështrim nga koka tek këmbët, Lundërtari ju përgjigj: Si mund ta vesh në dyshim, ajo është puna që unë bëj më mirë.

A do bashkohesh me ne në udhëtimin tonë në oqean, vazhdoi kapiteni?

Me kënaqësi, u përgjigj Lundërtari.

Me të thënë e me të bërë dhe vrap në anije. U ngrit spiranca, u hapën velat dhe anija mori ujrat e oqeanit.

Pas disa orësh udhëtim, një stuhi e madhe i kapi në oqean.

Kapiteni menjëherë urdhëroi të vijë Lundërtari, njeriu i hartave.

Ja vuri ato përpara dhe i tha: Na udhëhiq nga të shkojmë.

"Lundërtari" e pa me habi të madhe dhe i tha: Ç'i ke këto more? Po ku marr vesh unë nga hartat?

Kur më pyete nuk të thashë që marr vesh nga hartat. Të thashë që marr vesh nga kartat...kartat e bixhozit...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...