Kryetari i PD Paskuqan ia thotë në sy Bashës: Shkele statutin, Kuvendi mblidhet në 11 dhjetor

E Enjte, 18 November 2021 09:47

 

Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan, ka replikluar me Lulzim Bashën gjatë mbledhjes së sotme të kolegjit të kryetarëve.

Ai i ka kujtuar Bashës shkeljen e statutit me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa i ka komunikuar vendimin e tij për t'iu bashkuar 4200 firmave të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Gjithashtu, Pjetërnikaj ka këshilluar Bashën që të zgjidhë problemet në parti, duke e shtuar se po e çon PD-në drejt përçarjes dhe shkrirjes së saj.

Anton Pjetërnikaj: Basha, kemi 2 orë që diskutojmë dhe jemi duke diskutuar për statutin e partisë. I pari që ka shkelur statutin jeni ju, duke përjashtuar Berishën, pasi anashkaluat çdo forum. Unë kam marrë pjesë në Foltoren e Kamzës dhe pjesa më e madhe e delegatëve të zonës së Paskuqanit që unë përfaqësoj dhe që iu kanë dhënë vetëm fitore, kanë firmosur formularin për mbajtjen e Kuvendit më datë 11 dhjetor. Dhe unë do respektoj delegatët, duke marrë pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sa i takon pikës 3 tek vendimi i marrë nga Kryesia, unë nuk intimidohem pasi jam pjesë e Partisë Demokratike. Ju keni përgjegjësi që të zgjidhni problemet në parti, pasi partia është futur në një spirale që po shkon drejt inekzistencës dhe është detyra juaj ta zgjidhni ngërçin, pasi kjo forcë politike po shkon drejt përçarjes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...