Foltorja i përgjigjet Bashës: Shite mundin dhe sakrificat e demokratëve, 11dhjetori dita e ndryshimit

E Enjte, 18 November 2021 17:27

 

'Foltorja', lëvizja e ish-kyeministrit Sali Berisha për t'i rikthyer sovranitetin PD-së, ka bërë një deklaratë për mediat, në përgjigje të akuzave të Lulzim Bashës.

Në deklaratë thuhet se në 11 dhjetor demokratët do të marrin vetë në dorë fatet e tyre dhe do të shkëpusin PD-në nga pazaret dhe humbjet e Bashës.

 

'Foltorja' reagon edhe lidhur me paralajmërimet e Bashës se do të përjashtojë anëtarët, duke e konsideruar qesharake këtë paralajmërim.

 

"Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite"!, thuhet në deklaratë.

 

Deklaratë e Partia Demokratike - Foltorja

Dita e ndryshimit po vjen! Demokratët kanë marrë në dore fatet e partisë së tyre dhe në datën 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe per t'jua riktheyr ate demokrateve. Vetwm kwshtu Partia Demokratike do tw shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashws dhe do rikthehet nw rrugwn e pwrballjes me Ramwn dhe fitoren ndaj narkoshtetit tw tij.

Ne datë 11 Dhjetor demokratet do refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES!

Lulzim Basha njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre. Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!

Ai ka deshtuar ne cdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare sic beri me cadren, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e rruges se kombit, me portin e durresit e shume te tjera!

11 Djetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...