Tritan Shehu:Rama, pergjegjesi i deshtimit te perseritur te negociatave Shqiperi-BE, fshihet mbas Bullgarise.

E Enjte, 18 November 2021 19:00

Rama, pergjegjesi i deshtimit te perseritur te negociatave Shqiperi-BE, fshihet mbas Bullgarise.
Partia fituese e zgjedhjeve ne Bullgari eshte skeptike per heqjen e shpejte te vetos ndaj celjes se negociatave per Maqedonine e Veriut.
Rama dhe nga Roma kerkon te maskoje deshtimin e tij te vazhdueshem prej 2014 pikerisht mbas ketij qendrimi te Bullgarise, por qe ne te vertete nuk ka aspak te beje me Shqiperine, por vetem me MV.
Eshte e vertete qe Shqiperia ndodhet perpara nje deshtimi te perseritur edhe ne dhjetor, por:
1-Kjo eshte pergjegjesi direkte e kesaj Qeverie, keq qeverisjes se saj, eshte si pasoje e mos realizimit te kushteve te BE nga ana e Qeverise Rama per plotesimin e standarteve te celjes se negociatave, qe tashti kane kaluar 15 te tilla.
2-Kjo vjen si pasoje e politikave aventureske te Rames ne Rajon, qe per te fshehur shkaqet e deshtimit te tij ne procesin e integrimit, apo mungesen e vullnetit per nje proces te tille, kerkon te lidhe afrimin tone ne BE me ate te MV.
Jam i bindur se me tej, ai ndesh me interesat tona, do te beje dicka te tille edhe me Serbine, qofte edhe nepermjet atij mekanizmi, qe quhet “Ballkan i hapur”, por qe ne fakt eshte i “mbyllur” ndaj projekteve te BE.
Procesi i integrimit europian eshte nje proces individual i vendeve asapirante ne baze te standarteve europiane te realizuara nga secili, ai nuk eshte nje proces kolektiv.
Te kerkosh te futesh rrugen tone europiane ne “labirintet” ballkanike, do te thote te demtosh qellimisht rende integrimin e Shqiperise, ta vonosh gjate ate.
Akoma dhe me keq eshte ta kondicionosh veten me vende, qe kane probleme specifike si MV, apo akoma me keq edhe me shtete, qe jane pjese e Unionit EuroAzian, sic eshte Serbia.
Bashkepunimi Rajonal eshte i rendesishem vecanerisht nen projektet e BE, kondicionimi reciprok eshte dicka tjeter, penguese per ne.
Ne duhet te koncentrohemi si Shqiperi ne realizimin e standarteve te kerkuara, ne implementimin e inisiativave te Brukselit, pa dyshim ne bashkepunim te ngushte direkt me vendet antare te BE fqinje me ne, si dhe me ato te gateshme per te na asistuar nga afer ne kete proces.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...