Evi Kokalari: Në PD luftohet çdo grua që është kundër Grida Dumës

E Enjte, 18 November 2021 21:06

 

Në një lidhje direkte për Çim Peka Live në Syri Tv, aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane, Evi Kokalari komentoi përplasjen e saj me deputeten e PD, Grida Duma.

Ajo thotë se Duma është e privileguar në PD dhe luftohet çdo grua tjetër që është kundër saj.

Kokalari shtoi gjithashtu se nuk është xheloze për Grida Dumën, ndërsa shtoi se PD ka edhe gra të tjera të bukura edhe më të zgjuara, por që nuk promovohen.

"Morali dhe politika janë të gërshetuara. Sa herë që unë nxirrja në pah diçka që ajo bënte, gjithmonë jam sulmuar se isha xheloze për Grida Dumën. Pasi kam bërë dhe disa postime të tjera, ka patur individë edhe në PD që më kanë thënë falemiderit shumë se ne nuk flisnim dot, se sa herë ngrinim zërin na thoshin jeni xhelozë. Pra, luftonin çdo njeri që ishte kundër Grida Dumës.
Mua Grida Duma më është dukur hipokrite. Fakti që nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, vazhdon të jetë deputete me listat e sigurta që është një skandal dhe fakti që është një njeri që e nxjerrin në çdo emision, nxjerrin bukurinë e saj, flet mirë edhe pse mua më duken boshe. Ajo flet 20 minuta dhe nuk thotë asgjë, gjithmonë ka bërë gafa.

Atë gjithmonë e kanë shfrytëzuar, prandaj edhe e kanë bërë deputete. Thonë shumë gra sot në PD që kishim turp që Grida Duma ishte prezantuesja e figurës së PD. Dhe këtu vijmë te morali. Ajo nuk ka as moralin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe nuk duhet të ishte deputete. Ka plot femra të bukura në PD dhe nuk i lënë të flasin", u shpreh Kokalari

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...