‘Dridhej e qante’, Meta për akuzat e Bashës: Nuk e ndihmoj dot, është në siklet të madh

Hënë, 22 November 2021 18:09

 

Presidenti Ilir Meta, në konferencë për mediat, foli për akuzat e Lulzim Bashës.

Meta thekson se nuk e ndihmon dot, duke shtuar se Basha është në siklet të madh e se në Gjermani është thirrur nga të huajt, ku “dridhej e qante”.

“Unë kam qenë këtu për demokratët, socialistët dhe ata pa parti, nuk i iki kurrë ballafaqimit. Basha ka provokuar disa herë se është kurdisur, jo se ka dëshirë. Është në siklet të madh. I them se nuk të ndihmon dot Meta, se nuk ka mundësitë. Basha dogji mandatet, në kundërshtim me porositë që i ka dhënë Ilir Meta.

 

Erdhi m’u lut në Gjermani, se e kishin thirrur atje, se ishin tmerruar atje, se vinin lajmet për bomba e molotovë. Ky thërret popullin më kot në protesta. Në Gjermani e kanë thirrur, duke i thënë se nëse hidhet një shashkë, do distancohemi nga ty. Kështu i kanë thënë atje në Gjermani, prandaj dridhej e qante. Shikoje atë çështjen e Kushtetutës i kam thënë, që opozita të jetë në zgjedhje. Çoi njerëz burgjeve se dolën në protesta ky zotëria”, deklaroi Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...