Kryemadhi i rikthehet me vrull politikës/ Hap dyert e LSI për zyrtarët e huaj

Hënë, 22 November 2021 16:38

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka pritur sot, Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi ka zbardhur edh eobjektin e bisedës me zyrtarin e lartë të OSBE-së.

Një ndër temat, sipas sak ka qenë masakra e 25 prillit, pasi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme dëshmoi.

 

Kryemadhi e ka garantuar kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco se do të mbeten të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit

“Duke e falenderuar për rolin pozitiv të misionit për reformat që vendi ka ndërmarrë lidhur me shtetin e së drejtës, i nënvizova nevojat që Shqipëria ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit.

Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit. Reformat me standarde reale, që rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe e ardhmja në Shqipëri, janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, njofton Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...