Berisha thirrje deputetëve të PD në Matit: Mos u bëni besëprerë si Basha, bashkohuni me demokratët

Tuesday, 23 November 2021 17:50

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi dy deputetët e Matit, Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku që të shkojnë dhe të verifikojnë firmat te zyra e Edi Palokës, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Berisha i ftoi ata që t'i bashkohen anëtarësisë dhe demokratëve.

"Ju demokratë të Matit të vini në Tiranë dhe të merrni deputetët tuaj. Unë kam konsideratë për ta, por kam konsideratë kur ata t'ju respektojnë ju. Gjithë respekti im varet nga respekti i tyre ndaj jush. Ndaj Sali Berishës, le të votojnë si të duan, le të deklarojnë çtë duan, por ndaj jush që keni derdhur lumenj djerse për ta, për mandatin e tyre, duhet të ndjehen të detyruar, të mos bëjnë besëprerin dhe mosmirënjohësin si Lulzim Basha, por bashku me ju të ngjiten dhe të shohin një nga një firmëtarët e historisë së pluralizimit politik se kush ka firmosur, sa të vërteta janë ato firma dhe të bashkohen me ju. Kjo është thirrja ime për deputetët e Matit dhe për të gjithë deputetët e PD

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...