Berisha: Basha të sqarojë demokratë, ndau apo jo para me Ballën për Toyota Yaris

Tuesday, 23 November 2021 17:55

 

Nga Mati, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë për Lulzim Bashën dhe Taulant Ballën, lidhur me çështjen e 'Toyota Yaris'.

Berisha i kërkoi Bashës që të dalë dhe të tregojë nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Ballë, kur doli dhe paralajmëroi mbërritjen e 5 mln euro në Portin e Durrësit.

 

Është e vërtetë që i ka përmendur Toyota Yaris në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng. Prandaj, Lulzim Basha dil dhe sqaro shqiptarët, ndave apo jo para me Taulant Ballën për atë aferë. Na ngrihet një ditë të martë në Parlament dhe thotë se ditën e shtunë do vijnë Toyotat e mbushura me 5 mln euro. I thash ku e gjetë këtë, më informuan tha. Eurot erdhën dhe nuk u kthyen. I them pse nuk u kthyen ato euro pasi t'i njoftove. Ndiqeshin me GPS, tha. Çudi i them. Eurot erdhën në Durrës 1.5 mln euro më pak. Kanë ardhur hetuesit belgë disa herë dhe Basha nuk u shkon që t'i hetojë. Unë dhe demokratët kërkojmë transparencë", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...