Dekriminalizimi/ Strazimiri: Basha gënjen paturpësisht për 'non grata'-n

Premte, 03 December 2021 12:10

 

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, i quajti gënjeshtra komentet e djeshme të Lulzim Bashës në lidhje me lidhjen mes dekriminalizimit dhe shpalljes ‘non grata’

Nga Gent Strazimiri

KY GËNJEN PATURPËSISHT PËRSËRI!

Standardi i PD në lidhje me papajtueshmërinë e mbajtjes së një funksioni shtetëror a politik nga një person me precedentë penalë, është vendosur në ligjin “Për dekriminalizimin”.

Në një debat shterues juridikisht në zyrën e këtij, së bashku me kolegët Oerd Bylykbashi dhe Eduard Halimi, vendosëm që:

-shpalljen “non grata” të një shtetasi shqiptar nga një shtet i huaj, të mos ta përfshijmë në kushtet e papajtueshmërisë së mbajtjes së një funksioni politiko-shtetëror!

Pse?

-sepse një akti i tillë, për nga natyra është monokratik dhe politiko-qeveritar, kësisoj do i jepte dorë të lirë çdo qeverie të huaj që të ndërhynte politikisht në skenën politike shqiptare duke përjashtuar me vendimmarrjen e saj, aktorët politikë në Shqipëri sipas interesave politike të momentit...

Në rrafshin krejt teoriko-juridik në të cilin u zhvillua diskutimi në fjalë, vendosëm që ratifikimi i një rregulli të tillë do të ishte:

-dorëzim i sovranitetit të vendit dhe vullnetit të zgjedhësit shqiptar tek aktorë të huaj, qofshin këta edhe miq!

STANDARDI i papajtueshmërisë u vendos të ishte:

-çdo vendim i organeve të drejtësisë së shteteve të BE, SHBA dhe Australi e Kanada, dhe në këtë kontekst, “ekspulsi” si pjesë e vendimit gjyqësor të formës së prerë, pas një procesi të drejtë, ku individi në fjalë ishte gjetur fajtor për vepra të rënda penale.

Pse si standard u vendosën vendimet e drejtësisë dhe jo vendimet e qeverive të vendeve mike?

Sepse:

-drejtësia në vendet mike udhëhiqet ekskluzivisht nga proceset gjyqësore të drejta dhe nga ligji,

ndërsa:

-qeveritë më së shumti nga interesa politike dhe “halle” të momentit...

STANDARDI I PD ka qenë dhe do të mbetet:

-sovraniteti,

-ligji

-dhe liria e zgjedhjes së shqiptarëve të lirë

Kjo, pavarësisht hallit të kryetarit të padenjë, të pasinqertë, të pafytyrë e pazarxhi në kurriz të interesave të zgjedhësit shqiptar dhe sovranitetit të tij në vendimmarrje.

Kaq

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...