Haradinaj: Doja të shembja kufirin me Shqipërinë, më pengoi Sandër Lleshaj

Premte, 03 December 2021 12:45

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste për televizionin T7, ka rrëfyer se në kohën që drejtonte qeverinë e Kosovës, kishte shkuar që të hiqte kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por e kishte ndaluar ish-Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Haradinaj thotë se Lleshaj i kishte bërë me dije se po ta largonte atë kufi, Shqipëria do të humbte të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e BE-së.

“Me Shqipërinë duhet bashkëpunim konkret. Të ikim kësaj idesë që të shkojmë t’i bëjmë disa lajme me një takim. Kufiri do të mbetet aty. A e dini pse nuk hiqet. Kam shkuar me bagera (eskavatorë) me hek, ka ardhur Sandër Lleshi më ka thënë të lutem kryeministër mos na bëjë këtë. E pyeta pse? Sepse më tha se na ndalin liberalizimin dhe na ngujojnë përsëri. Nëse e do këtë atëherë vazhdo. Andaj ka mbetur ajo pikë kufitare aty”, tha Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

Haradinaj ka thënë gjithashtu se me Shqipërinë duhet të lidhet marrëveshja e mbrojtjes së përbashkët.

“Kur kam dashur të dërgojë ushtrinë në Thumanë kur ndodhi tërmeti, vetëm unë e di sa dokumentet i kam nënshkruar dhe procedurat burokratike. Marrëveshje të përbashkët kanë edhe shtete krejt të ndryshme. Duhet t’i lëmë folkloret. Të punojmë që të bashkohem më shumë mes vete”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...