Degë të tjera të PD-së kanë shpallur sot publikisht emrat e delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.
Në orën 12.00 ka qenë e para, dega e PD-së së Beratit që ka lexuar emrat dhe më pas kanë vijuar degët e Kamzës dhe të Njësisë 2 dhe Dajt të Tiranës. Këto të fundit kanë dalë përpara selisë së PD-së për të bërë transparencën.
Po sot, pritet publikimi edhe nga delegatët e Kuçovës.
Deri më sot janë shpallur haptazi emrat e më shumë se 2100 firmëtarëve nga e gjithë Shqipëria për në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe procesi po vijon pa u ndalur