Berisha: Mirënjohje 2100 firmëtarëve që publikuan emrat, i ftoj të gjithë delegatët në Kuvendin e Rithemelimit!

Diel, 05 December 2021 12:37

 

Sali Berisha, nismëtari i lëvizjes “Foltorja” në PD, i ka shprehur sot mirënjohjen e thellë delegatëve që kanë publikuar emrat e tyre si firmëtarë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor 2021. Mesazhin e tij Berisha e ka shoqëruar me një video ku pasqyrohen në mënyrë të detajuar, të gjitha ato degë të PD-së nëpër Shqipëri, që i kanë shpallur emrat e delegatëve të tyre për të bërë pikërisht atë transparencë që po refuzon ta bëjë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Berisha shkruan: “Mirënjohje të thellë për mbi 2100 delegatët firmëtarë që deri tani kanë publikuar emrat e tyre, duke bërë të qartë si drita e diellit se Kuvendi i 11 Dhjetorit, përkundër mashtrimeve të peng-kryetarit, është thirrur dhe legjitimuar sipas statutit nga vullneti i mijëra delegatëve demokratë!

Ftoj të gjithë delegatët të bashkohen me ne në Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike në datë 11 Dhjetor në ditën e lindjes së saj! Të bashkuar në rrugën tonë drejt fitores!" ka përfunduar ish-Kryetari i PD-së dhe ish-Kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...