Këlliçi: Do rikthejmë të rinjtë që janë larguar në Amerikë, për të ndërtuar Amerikën këtu

Diel, 05 December 2021 19:17

 

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, në fjalën e tij online në Foltoren e Amerikës, deklaroi se ëndrra e tij është që të rinjtë që kanë ikur në Amerikë apo vende të tjera të botës, një ditë të kthehen në Shqipëri.

Këlliçi theksoi se Rama largoi shqiptarët, duke shtuar se ëndërron që një ditë të gjithë të ikurit të kthehen dhe të ndërtohet Amerika në Shqipëri

 

“Foltorja e organizuar nga Berisha na ka bërë krenarë për PD-në dhe trashëgiminë e Partisë Demokratike. Jam krenar që Bekim Bruka, Ina Haxhia, Enea Dradha, Klajdi Roshi, Genti Minarolli, pashë drejtues të forumit rinor ndër vite që ndjekin ëndrrën e tyre në Amerikë. Tre prej tyre, Zekri, Ina dhe Enea sot janë bërë prindër.

 

Kur ishin në Shqipëri gjatë këtyre tetë viteve, ëndërronin të zhvillonin jetën në Shqipëri, por keqqeverija e Ramës i largoi nga Shqipëria. Ata sot zhvillojnë jetën në SHBA. Unë do doja që të rinjtë shqiptarë që kanë ikur në Amerikë, të vijnë këtu e të bëjnë Amerikë Shqipërinë. Nuk ka ndjenjë më të bukur se të jesh pjesë e PD, që ka bërë pjesën më të bukur politike të Shqipërisë post-komuniste”, deklaroi Këlliçi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...