Presidenti i nderit i Vatrës: Basha të japë dorëheqjen, ne duam një PD të fortë

Diel, 05 December 2021 19:52

 

Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha duke folur në ‘Foltoren’ që po mbahet me shqiptarët në Amerikë i ka bërë një apel edhe Lulzim Bashës.

Gjatë fjalës së tij në ‘Foltore’, Rexha i ka kërkuar kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha që t\i bashkohet Kuvendit të Demokratëve në 11 dhjetor

Rexha u shpreh se nëse Basha nuk i bashkohet Kuvendit të 11 dhjetorit, atëherë të largohet nga drejtimi i PD-së.

‘I bëj thirrje dhe lutje Lulzim Bashës nga SHBA, që të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve dhe të marrë pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit, përndryshe të japë dorëheqje të menjëhershme. Ne nuk duam të ndodhë me PD-në ajo që ndodhi me LDK-në pasi Rugova ndërroi jetë. Ne duam një PD të fortë dhe një PD e fortë është Shqipëria demokratike, Kosova më e fortë, shqiptarët në të gjitha viset që janë, më të fortë.

Prandaj të lutem zoti Basha në datën 11 dhjetor bashkëngjitu Kuvendit ose jep dorëheqjen’, u shpreh Presidenti i ‘Vatrës’, Agim Rexha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...