Berisha-shqiptarëve të Amerikës: Të gjithë në këmbë, Kosova është në rrezik

Diel, 05 December 2021 19:55

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara shqiptarëve të Amerikës gjatë Foltores së Neë Jersey se Kosova ndodhet në rrezik.

Lideri historik i PD tha se projektet e Beogradit dhe mbështetja që sipas atij i japin argatët e Tiranës dhe Prishtinës, po shndërrohen në një rrezik për kombin shqiptar.

 

Berisha tha gjithashtu se vendimi i Anthony Blinken i datës 19 maj ka si qëllim të shuajë zërin e tij në mbrojtje të Kosovës dhe interesit kombëtar.

"Të gjithë në këmbë sepse Kosova sot është në rrezik të madh. Dhe rrezikun më të madh Kosova sot për dramën dhe tragjedinë tonë e ka nga Tirana po aq sa nga Beogradi. Kjo pasi, ju jeni dëshmitar se si argatë të Vuçiç në Prishtinë dhe në Tiranë vizatonin hartat e ndarjes së Kosovës të cilat u vinin nga Beogradi dhe i paraqisnin si të tyre. Ju jeni dëshmitar sot se si Tirana sapo erdhi në pushtet Zografi Bis filloi betejën kundër presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova.

 

Shkoi në Parlamentin e Kosovës dhe boshati Parlamentin me sjelljen e tij të padenjë antishqiptare. Më pas paraqiti projektin e copëtimit, jnë paçavure q ë ekishte servirur Millosheviç me dhjetëra herë në fillim të '90. Përdorën së bashku me Vuçiç ndoshta mbi 180 mln USD pa llogaritur këtu milionat e Soros dhe me një lobim të tmerrshëm po e shtrin Kosovën në tryezën e operacionit, në një kohë kur Vuçiç vinte në Kosovë dhe deklaronte se Serbia do të bëhet më e madhe, natyrisht duke i marrë territore Kosovës.

Tirana është shndërruar në një rrezik madhor për Kosovën dhe kombin. Zagrebi mbron haptazi interesat e shqiptarëve të cilat i shkelmon çdo ditë Edi Rama. Pasi dështoi projekti i ndarjes së kufijve dhe u arkivua shpikën projektin e mini-shengenit ose 'Ballkanit të Hapur' të emërtuar për të nderuar një armik të demokracisë shqiptare George Soros, një aleancë trilaterale që s'ka asnjë qëllim tjetër veçse të fusë në darë Kosovën.

Me datën 20 maj pasi mendoja gjithë natën pse ma bënë këtë mua, çfarë kam bërë? Kam punuar 30 vjet për miqësi dhe bashkëpunim me atë vend dhe arrij në përfundimin që nuk kishin qëllim tjetër veçse të shuanin zërin tim në mbrojtje të Kosovës dhe mbrojtje të interesit publik në Shqipëri. Dhe vendosa nga një njeri që isha betuar për të mos u rikthyer më në politikë, të kthehem fuqishëm për të mbrojtur Kosovën, interesin kombëtar, interesin publik deri në minutën e fundit të jetës time. Dhe u bëj thirrje, mobilizoni energjitë dhe forcat për të mbrojtur Kosovën nga projektet e serbomadhit Vuçiç dhe veglës së tij Edi Rama në Tiranë", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...