Takimi i Bashës me ambasadorët, Shehu: Nuk u kërkua nga diplomatët

Tuesday, 14 December 2021 16:56

 

Deputeti Tritan Shehu, në një intervistë me Skype me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, foli për takimin e Lulzim Bashës me ambasadorët.

Shehu theksoi se takimi është kërkuar nga ai që ka takuar ambasadorët, duke shtuar se gjithçka i duket veprim normal politik.

'Takimi me ambasadorët është rutinë në politikë. Në fund të takimit nuk u dha asnjë prononcim nga ambasadorët. Kështu ambasadorët konfirmojnë se thjesht kanë bërë një takim, e janë larguar e kaq. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme dhe të çuditshme e që të jetë në vëmendje të opinionit publik shqiptar.

 

Ambasadorët thjesht e kanë takuar Bashën dhe kanë ikur, e kaq mbetet kjo histori, e në opinionin tonë zgjatet pa kuptim, duke zgjuar komplekse inferioriteti.

Takimi nuk është kërkuar nga ambasadorët. Ky takim është kërkuar nga ata që kanë takuar ambasadorët dhe kaq është. Ambasadorët kur kanë diçka për të thënë e shpjegojnë vetë, nuk kanë nevojë që të shkojnë nga një zyrë në tjetrën', deklaroi Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...