‘Referendumi i të shtunës’/ Komisioni i Rithemelimit organizon grupet e punës në gjithë degët e PD

Tuesday, 14 December 2021 17:15

 

Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD ka njoftuar se janë ndarë detyrat dhe grupet e punës në të gjitha degët e partisë për të implementuar realizimin e referendumit ditën e shtunë.

‘Të gjithë anëtarët e komisionit janë këtë javë në terren për të implementuar realizimin e referendumit ditën e shtunë, në bashkëpunim me strukturat e partisë në bazë’, shkruhet në postimin e Floriana Garos.

Postimi i plotë i Floriana Garos:

 

Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD u miratua në Kuvendin Kombëtar. Ky komision u mblodh të hënën në Selinë e PD për zbatimin dhe implementimin e vendimeve të kuvendit.

 

Ndër të tjera, zuri vend kryesor zbatimi i vendimit nr. 6 te Kuvendit për zhvillimin e referendumit me 18 dhjetor për ratifikimin e këtij vendimi.

Ky komision ndau detyrat dhe grupet e punës në gjithë degët e PD.

Të gjithë anëtarët e komisionit janë këtë javë në terren për të implementuar realizimin e referendumit ditën e shtunë, në bashkëpunim me strukturat e partisë në bazë.

Referendumi është një proces gjithëpërfshirës që ndodh për herë të parë nga një forcë politike në Shqipëri.

Ky është aplikimi i demokracisë direkte. Ne nivel qarqesh dhe degesh po organizohen grupet e punës ne nivel qarku dhe dege per te miremenaxhuar procesin e votimit nga anetaret e PD per ratifikimin e vendimit te Kuvendit Kombetar, shkarkimin e Lulzim Bashes si kryetar i PDSH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...