Lulzim Basha sulmon bravat e selive të PD-së

E Enjte, 16 December 2021 18:22

 

Pasi ndërroj bravat e FRPD –së dhe LDG-së në selinë qëndrore të Partisë Demokratike në Tiranë, Lulzim Basha është duke ndërmarrë të njëjtin veprim edhe në selitë e PD në rrethe.

Në degën e PD-së ne Elbasan bëhet me dije se dyerve të degës iu janë ndërruar bravat, ndërsa në Shkodër hyrja kryesore është mbyllur me zinxhirë.

 

Ky veprim i Lulzim Bashës vjen si kundërpërgjigje ndaj 5 mijë delegatëve që thirrën këtë të shtunë Referendum për zyrtarizimin e shkarkimit të tij.

 

Dy ditë para mbajtjes së referendumit, i cili do të ratifikojë vendimin e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës, ky i fundit është duke ndërmarr të njëtin veprim si në selinë qëndrore, duke ndërruar bravat e dyrëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Deputeti demokrat Luciano Boçi ka denoncuar se në degën e PD-së në Elbasan janë ndërruar bravat, ndërsa shkruan se pavarësisht panikut që ka mbërthyer Lulzim Bashën, ditën e shtunë do të mbahet referendumi, pasi nuk do ta ndalojë askush.

Në degën e Partisë Demokratike në Shkodër, porta e jashtme është kyçur me zinxhir.

Kjo situatë është denoncuar nga një prej anëtarëve të kryesisë së PD-së në Shkodër, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kreut të PD-së në Shkodër Xhevdet Amulit që të distancohet pasi dega e PD-së nuk është pronë private.

Ndërsa në një reagim, Amuli thotë se selia e PD në Shkodër është e çdo demokrati.

Disa javë më parë deputeti demokrat, Luan Baçi denoncoi ndërrimin e bravave edhe në degën e PD-së në Fier.

Ndërkohë një ditë më parë anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Albana Vokshi, së bashku me anëtare të LDG së u përballë me dyert e mbyllura, nga kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha. Vokshi, deklaroi se Basha po e trajton selinë e demokratëve, si të jete pronë private e tij.

Ditën e hënë, përveç ndërrimit të bravave në zyrat e FRPD –së, deputeti demokrat Belind Këlliçi denoncoi vjedhjen e sendeve personale me urdhër të Lulzim Bashës.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha urdhëroi edhe shkarkimin e kryetarëve dhe sekretarëve të degëve të cilët morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Por ky vendim i deputetit Basha është injoruar nga përfaqësuesit lokal të Partisë Demokratike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...