Kyçet me dry e zinxhirë dera PD në Shkodër/ Tentativë për të penguar referendumin

E Enjte, 16 December 2021 18:25

 

Pas urdhrit nga Tirana, drejtuesit e degës së PD Shkodër kanë kyçur me dry selinë blu në këtë qytet.

Skandali është denoncuar nga anëtarët e Kryesisë së PD, të cilet e quajnë absurde sjelljen dhe urdhrin e dhënë nga Lulzim Basha.

'Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër.

 

I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private.

Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp', -shkruan Ervin Gjini, anëtar i kryesisë së PD Shkodër.

Mbyllja është bërë për të mos lejuar përgatitjet për 18 dhjetorin, referendumin për shkarkimin e Bashës.

Mbështetësit e referendumit po bëhen gati për këtë datë, ku pas mbylljes se selisë kanë bërë me dije se do të përcaktojnë vende të tjera për mbajtjen e referendumit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...