Basha kyç edhe selinë e PD në Sarandë, bëhet kallëzim në polici

Premte, 17 December 2021 16:03

 

Pas Elbasanit edhe drejtuesit e Partisë Demokratike në Sarandë kanë bërë kallëzim penal në polici për ndërrimin e bravave të dyerve të selisë në këtë qytet. Manjola Nikollo, Kryetare e LDG-s në Sarandë, kërkoi rihapjen e selisë nga policia, ndërkohë që kryetari i grupseksionit nr.2 në këtë qytet u bëri thirrje anëtarëve të marrin pjesë në referendumin e ditës së shtunë.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Manjola Nikollo, Sekretarja e degës Matilda Qurku dhe kryetari i grupseksionit nr. 2, Albert Jorgji, bën kallëzim penal në policinë e Sarandës, me kërkesë që t`u rikthehet çelësi i bravës së ndryshuar të selisë së Partisë Demokratike në këtë qytet.

Ndërkohë, kryetari i grup seksionit numër dy në Sarandë, Albert Jorgji u bëri thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike të marrin pjesë masivisht ditën e shtunë në referendum.

Një ditë më parë, edhe Sekretari i Partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himçi bëri kallëzim në polici, ku kërkonte rihapjen e degës së selisë, pasi me urdhër të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit i ishte ndryshuar brava.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...