Ambasadori holandez: Zhvillimet në PD, shenjë demokracie

Premte, 17 December 2021 17:28

 

Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos deklaron se zhvillimet aktuale në Partinë Demokratike janë tregues i demokracisë.

“Edhe në Partinë Demokratike ne shohim që po mbahen dy kongrese. Mbase nuk është një zhvillim i mirë, por në të njëjtën kohë, është demokraci brenda një partie. Është mjaft interesante të shohësh si do përfundojë”, tha ambasadori holandez.

 

Këto komente Vos i bëri nga Universiteti “Luarasi” ku zhvilloi një bisedë me studentët ekselentë, pas shfaqjes së filmit “Një herë e një kohë në Venezuelë”.

 

Ambasadori holandez foli dhe zgjedhjet e muajit prill, ku theksoi se ka pasur blerje votash, por tha se opozita kishte mundësi reale dhe mori shumë vende në parlament

“Analiza finale është se PD i kishte mundësitë për të fituar. Ata morën disa vende në parlament dhe kjo nuk është pak. Demokracia jetohet nga njerëzit”, u shpreh ai.

Vos iu referua edhe çështjes së negociatave me BE, duke rikonfirmuar qëndrimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

“Ne jemi striktë dhe të drejtë. Tani jemi të bindur se Shqipëria duhet të nisë negociatat zyrtare për tu bërë anëtar i BE-së. Duhet të shtyjmë edhe pak kolegët bullgarë”, tha ambasadori Vos

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...