Berisha: Kriminelët më të mëdhenj në vend janë Rama dhe Basha

Tuesday, 21 December 2021 21:20

 

Përplasjet e ditës së sotme në selinë e PD ku pati edhe thyerje të derës nga ana e mbështetësve të Berishës bënë që të ngjalleshin shumë polemika pasi Basha i përcaktoi si persona me precendetë kriminalë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e zbuloi për herë të parë në Fax News identitetin e personit që theu derën sallës brenda selisë së PD duke sqaruar se ky i fundit ishte vetëm një militant, familja e të cilit ishin të përndjekur politikë. Ndërsa shtoi se ky person kishte qenë edhe në çadrën e ngritur nga Lulzim Basha ndërsa ky i fundit tashmë e sulmonte.

"Nuk i di veprat penale që mund të ketë kryer, por sot për sot kam arritur në përfundim se dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha që po marrin peng pluralitetin politik," tha Berisha.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi ky i fundit ka deklaruar se është i përgatitur për çdo skenar për të mbrojtur PD-në.

Nga studio e Fax News, ish-kryedemokrati Berisha iu përgjigj Bashës duke i thënë se nuk ka bravë në bote që e ndalon uraganin e revolucionit.

Sipas ish-kryeministrit, një pakicë nuk mund t’i imponohet shumicës, dhe duke e paralajmëruar Bashën se çdo orë që kalon në seli është në dëmin e tij, ndonëse nuk e përfundoi fjalinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...