Berisha i prerë: Një pakicë nuk mund t’i imponohet shumicës

Tuesday, 21 December 2021 22:02

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit ka deklaruar se është i përgatitur për çdo skenar për të mbrojtur PD-në.

Nga studio e Fax News, ish-kryedemokrati Berisha iu përgjigj Bashës duke i thënë se nuk ka bravë në bote që e ndalon uraganin e revolucionit.
Sipas ish-kryeministrit, një pakicë nuk mund t’i imponohet shumicës, duke e paralajmëruar Bashën se çdo orë që kalon në seli është në dëmin e tij.

Berisha ka siguruar mbrëmjen e sotme se gara për kreun e ri të Partisë Demokratike do të jetë e barabartë për të gjithë ata që vendosin të kandidojnë.

I ftuar në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News, Berisha ka shpjeguar se ai nuk tërhiqet nga gara sepse nuk mund të tradhëtojë dëshirën e bazës së PD-së që kërkon rikthimin e tij.

I pyetur sa reale është gara për kreun e ri të PD-së kur kandidatët duhet të përballen me liderin historik, Sali Berisha u shpreh se ai nuk mund t’ia ulë apo ta shtojë autoritetin moral që ka, por e vetmja gjë që mund të bëjë është garantimi i një gare të ndershme.

Berisha ka zgjedhur të flasë në studion e Fax News lidhur me portin e Durrësit, një projekt që ai e cilësoi si një aferë korruptive ku dy “peshkaqenët” kryesorë ishin Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Berisha tha se ky projekt i bashkonte sepse kreu i PD dhe kryeminsitri kishin një person të besuar që i mbante së bashku. Ndërsa shtoi se në muajt në vazhdim PD do ngrinte një komision për këtë çështje dhe se do të merreshin nën hetim të gjithë aktorët e përfshirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...