‘Shtet terrorist’/ Berisha: Vetëm protestat janë shpëtimi i Shqipërisë

Premte, 24 December 2021 19:10

 

Nga Sali Berisha

Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetarëve të tij!

Protesta dhe vetëm protesta është shpëtimi i Shqipërisë.

Miq, si në asnjë vend tjetër të botes, demokraci qoftë apo diktaturë nuk ndodh kjo që ka ndodhur në Shqipëri: Gjithçka në duart e mafies dhe krimit të organizuar.

 

Në Shqipëri si në asnjë vend të botës, të gjitha sistemet dixhitale të narkoshtetit janë në kontroll të plotë të mafies shtetërore të drogës dhe krimit, e cila përdor të dhënat e tyre për terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk të narkoshtetit dhe bandave të tij ndaj qytetarëve.

Nxjerrja e të gjithë databazës së shtetit, de facto narkoshtetit, pra të të gjitha të dhënave të privatësisë së qytetarëve nga kreu i Meduzës, Edi Rama dhe banda e tij, për të maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegësave, arbitrazheve, PPP-ve, koncesioneve, prokurimeve sekrete që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit arrijnë në 8,2 miliard euro, përbën aktin më të rëndë dhe më të pashembullt në historinë e një shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt të Edi Ramës në plaçkitjen e 20 milionë deklaratave në serverin e tatimeve, dërgimin në selinë e PS në duart e patronazhistëve të të dhënave personale të rreth 1 milionë shqiptarëve për terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave të mbi 600 mijë punonjësve publik dhe privat, vendas dhe të huaj të Shqipërisë, dhe së fundi publikimi i të gjitha targave të lëshuara në Shqipëri duke bërë kështu objekt sulmesh të qindra mijëra shqiptarëve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhurkund në botë është një thirrje, një kushtrim për opozitën dhe mbarë shoqërinë shqiptare të ngrihen në protestat më të fuqishme që vendi ka njohur këto 30 vite për përmbysjen sa më parë të regjimit mafioz kriminal të kreut të meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit të tij në Shqipëri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...